Pocetino këmbëngul; nuk dëshiron të privohet nga Eriksen

Kristian Eriksen është një prej futbollistëve që është vënë në shënjestrën e Realit të Madridit, një temë për të cilën po flitet prej kohësh në media të ndryshme evropiane. Por te Totenhemi kanë një tjetër plan; atë të mbajtjes së tij në Londër. Ai që shprehu qartë këtë ishte vetë trajneri i Hotspurs, Maurisio Pocetino.

Përpara ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së kampioneve me Ajaksin, trajneri argjentinas i klubit londinez iu përgjigj një prej gazetarëve që e pyeti në lidhje me të ardhmen e mesfushorit të talentuar danez.

‘Nuk dua të flas për këto lloj informacionesh apo zërash-tha Pocetino-është një futbollist që duam ta mbajmë në radhët tona. Pres dhe dëshirojë që ai të vazhdojë të luajë për ne’.

Në fillim të këtij muaji, në median spanjolle u fol për arritjen e një marrëveshjeje të Eriksen me klubin merenges për kalimin në Madrid, ndërkohë që kontrata e futbollistit me Totenhemin skadion në verën e vitit 2020 dhe danezi ende nuk ka vendosur nëse do ta rinovojë atë.

Problemi më i madh që ka Reali i Madridit në këtë pikë e ka emrin Daniel Levi që nuk është as më shumë e as më pak, por vetë presidenti i Totenhemit dhe një prej negociatorëve më të vështirë në futbollin evropian. Në fakt Reali i Madridit edhe më parë është ndeshur me këtë ‘mur’. Në verën e vitit 2012, Los Blancos arritën të mbyllin cështjene transferimit të Modric vetëm në 27 gusht, ndërsa në 2013, Levi e mbajti peng kalimin e Bejl te Reali deri në datun 31 gusht.

Ndërsa në verën e kaluar, Reali i Madridit pas largimit të Zidan tentoi të sillte në Santiago Bernabeu trajnerin Pocetino, por në këtë raste drejtuesit e klubit madrilen dështuan në objektivin e tyre.

sfidanti.al