Quhet Elvis Rexhbeçaj dhe pati një urim special për heroin e Liverpulit të martën në mbrëmje. Një djalosh me origjinë shqiptare me shtetësi gjermane, e postoi mesazhin e tij në Instagram, duke e përgëzuar sulmuesin belg për golat e shënuar dhe ndihmën që i dha ekipit për kualifikimin në Champions. Rexhbeçaj e bëri këtë sepse luajti me Origin në skuadrën e Volfsburgut, duke luftuar për të mos rënë nga kategoria.
“I dërgova një mesazh dhe i urova gjithë të mirat, – tregon ai për mediat gjermane, – vjet luajtëm bashkë për mbijetesë, ndërsa tani ai shënoi golat dhe eleminoi Barcelonën. Vërtet, e veçantë”. Elvisi tregoi se e ndoqi ndeshjen dhe se “isha me Barcelonën, por ajo që bëri Liverpuli ishte e madhe, ja se çfarë mund të ndodhë në futboll”.
Rexhbeçaj është mesfushor në rol, në moshën 21-vjeçare, dhe luan sot për Volfsburgun në Bundesligën. Ai ka lindur në fshatin Gjonaj të Kosovës në 1 nëntor 1997, dhe pastaj prindërit e tij u zhvendosën në Gjermani, ku edhe vazhdojnë jetën.
Sfidanti.al