Pas operacionit në zemër, Iker Kasijas e Sara Karbonero i kthehen normalitetit.

Iker Kasijas i është kthyer jetës normale pas operacionit të kryer në zemër për shkak të një infarkit të pësuar të mërkurën e kaluar. Portieri 37 vjecar tashmë e ka lënë spitalin dhe është kthyer në shtëpinë duke bërë një jetë mëse normale, dicka që e tregoi vetë bashkëshortja e tij Sara Karbonero nëpërmjet rrjeteve sociale

Nën titullin ‘Normalitet i bekuar’, Sara Karbinero publikoi foto të Kasijas duke buzëqeshur e duke kryer një gjest pozitiv në një tarracë në qytetin e Portos.

Por pavarësisht këtij imazhi, Kasijas do të duhet që të qëndrojë edhe disa javë pushim për ta marrë veten pas infarktit, ndërkohë që ende nuk dihet nëse portieri spanjoll do të jetë në gjendje të kthehet të luajë futboll pasi të jetë riaftësuar plotësisht.

sfidanti.al