Të enjten në mbrëmje vonë, trofembajtësit e Premier Ligës mund ta gjejnë veten sërish në mes të katër ekipeve të parë të renditjes së kampionatit. Liverpuli vërtet ka qenë një zhgënjim këtë sezon, por shanset janë më të mira tani, pas dy fitoreve radhazi (njëra në Champions), dhe kthimit të disa prej lojtarëve të dëmtuar. Fabinjo e Diogo Zhota janë sërish në apel të trajnerit Jurgen Klop, ndërsa i riu Kërtis Xhons po kthehet në një yll të vërtetë, sipas mediave angleze. Të enjten do të jetë dueli direkt me Çelsin në “Anfild”, dhe ndonëse nuk ka asgjë të sigurtë për fitoren, sërish mundësia është e mirë. Edhe pse trajneri i bluve, Tomas Tuhel, është strateg i fortë, Klopi beson se Liverpuli mund t’ia dalë. Një tripikësh do të bënte që të kuqtë të ngjiteshin në vend të katërt mbi Çelsin dhe Uest Hemin, ndonëse ky i fundit do të kishte një ndeshje më shumë për të luajtur. Vendi i katërt në Premier Ligë do të thotë kualifikim për në Champions sezonin e ardhshëm.
Sfidanti.al