Legjenda e Liverpulit, Belami : Murinjo nuk është për Junajtidin

Ish-futbollisti Belami që suksesin më të madh e ka arritur me Liverpulin, shpreh mendimin e tij për situatën te Mançesteri i Junajtidit. Sipas tij, para ardhjes së Murinjos te “djajtë e kuq” në “Old Trafford”, Junajtidi njihej si një ekip që sulmonte, por, mbas mbërritjes së trajnerit portugez, punët kanë ndryshuar.

“Tifozët e Junajtidit duan më shumë sesa tituj. Mançesteri njihej për stilin e tij sulmues, por, tani, që në krye të ekipit ka ardhur Murinjo, ky stil ka humbur. Kam mendimin se Murinjo është sjellë në këtë klub në një përpjekje të dëshpëruar që Junajtidi të fitojë titujj. Ser Bobi Carlton ka disa vite që thotë se Murinjo nuk është trajner i duhur për ‘djajtë e kuq’. Shkurt, mendoj se Mançester Junajtidi po humbet identitetin e tij, nga i cili ai ka qenë njohur deri tani”, thotë Belami që, në Premier Ligë, ka luajtur, krahas Liverpulit, edhe me Njukasllin dhe Uest Hemin, si edhe me Selltikun në Skoci.

Sfidanti.al