Juventusi u mund nga Reali në finalen e Ligës së Kampionëve, madje bindshëm 1-4, veçse përsa i përket të ardhurave financiare italianët ua kaluan spanjollëve. UEFA tregon shifrat e fituara sezonin e kaluar dhe Juve pati “pjesën e luanit” me 110.5 milionë euro, duke e lënë shumë prapa Realin me 81 milionë euro. Habia tjetër, shumë e madhe, ishte renditja e Leisterit kampion të Anglisë vitin e kaluar, që fitoi 81.7 milionë euro, duke dalë në vend të dytë përpara Realit. E gjitha kjo spjegohet me shikueshmërinë televizive të skuadrave. Duket se në Itali, por edhe në Europë, ka shumë tifozë juventinë, por paska edhe nga ata që donin të shikonin të papriturën më të madhe të kontinentit, Leisterin e Ranierit.
Sfidanti.al