Kurtua vetzhduket , Çelsi do të thyjë rekordin botëror për portierët!?

Pasaniku rus, Roman Abramoviç, ka pranuar që të paguajë 89 milionë sterlina për portierin Jan Obllak të Atletikos së Madridit, duke qenë se portieri aktual i “bluve” të Londrës, Tibo Kurtua, përsëri nuk u paraqit në stërvitje dhe duket se ai do të shpërngulet për te Reali i Madridit. Është hera e dytë që portieri belg nuk vjen në stervitje, duke i nxitur edhe më shumë spekulimet se ai do të largohet nga Londra.
Trajneri i ri i Çelsit, Mauricio Sari, do të donte që të sillte në “Stemford Brixh” portierin e Evertonit dhe të përfaqësueses angleze, Xhordan Pikford, por Evertoni kërkon 58 milionë sterlina për të, prandaj Abramoviçi ka vendosur që të shpenzojë më shumë para, por që të sjellë një “gardian” porte me cilësor.
“Mundo Deportivo” shkruan se Çelsi do të bëjë të gjitha përpjekjet që të sigurojë firmën e Obllakut dhe është gati të paguajë klauzolën e tij të blerjes që ai të vijë në Londër.
Sfidanti.al