Ish-futbollisti i Mançester Junajtidit Rio Ferdinand i paralajmëroi krerët e klubit të “djajve të kuq” që të mos ta shesin me asnjë çmim, sado i lartë të jetë ai, mesfushorin francez, Pol Pogba. Duke pasur parasysh interesimin që po tregon për të Barcelona, Ferdinandi vuri në dukje se ai duhet të qëndojë te Junajtidi, sepse është një lojtar shumë i rëndësishëm.
“Edi (drejtori ekzekutiv), mos guxo që ta bësh një gjë të tillë. Junajtidi është shtëpia e Pogbas, nuk ka asnjë shitje, qetësoheni zërat dhe sillni menjëherë në ekip Tobi Aldeviraldin”, rekomandoi Ferdinandi, duke pasur parasysh se ai (Tobi) do të përshtatet shumë mirë me ekipin.
Junajtidi, qëkur në mbrojtje kanë luajtur Rio Ferdinandi dhe Nemanja Vidiçi, deri tani, nuk ka pasur ndonjë mbrojtje cilësore, kështu që njerëzit që drejtojnë klubin, kanë mendimin se dyshja Erik Bajli dhe Tobi Aldevirald mund ta bëjnë mbrojtjen e “djajve të kuq” më të fortë.
Sfidanti.al