Kokëfortësia e Totenhemit, dhe nevoja e Barçës shtyjnë Grizmanin tek Siti!

Janë shkatërruar thuajse të gjithë realitetet e kaluar, dhe po jetojmë kohë të re. Dikur, Barcelona shpenzoi 120 milionë euro për Antuan Grizmanin, por sot klubi katalanas ka nevojë të fitojë qoftë edhe një fraksion të asaj shume, 50-60 milionë euro, si dhe të largojë nga borderoja një rrogë që mund të jetë 15 milionë euro në sezon. Me dëmtimin e Usman Dembelesë, Grizman mbetet alternativa e vetme për t’u larguar dhe për të lehtësuar barrën financiare të klubit. Nga ana tjetër, Grizmani pëlqehet nga Mançester Siti pasi duket se bisedimet me Totenhemin për Harri Kejnin do të jenë tepër të vështira. Kejn ka kontratë deri në 2024 me Spërsat, dhe presidenti Levi nuk është aspak i gatshëm që ta humbasë kaq shpejt.

Sfidanti.al