Imagjinoni të shkoni në njërin nga aeroportet më të mëdhenj të botës, në “Hithrou” të Londrës, e të presësh në radhë një orë apo më shumë. Ky është fati që do të ndjekë tifozët që do të duan të shohin ndeshjet gjysmëfinale apo finalen e Kampionatit Europian, sidomos kur këta janë nga Italia, Spanja apo Danimarka. Kufizimet në Mbretërinë e Bashkuar për vendet që nuk janë në listën e gjelbër të qeverisë e bëjnë të pamundur udhëtimin në Londër për gjysmëfinalet dhe finalen e Euro 2020. Kulmi i turneut nuk do të ketë një prani masive të tifozëve rivalë. Festivali i futbollit evropian do të jetë vetëm festivali i futbollit anglez. Në fakt, tre kundërshtarët e Anglisë për titullin (Spanja, Italia dhe Danimarka) nuk janë në listën e gjelbër, ndaj një karantinë 10-ditore është e nevojshme me rastin e hyrjes në vend.
Sfidanti.al