Politika ndihmon Bundesligën, 25 000 tifozë në stadiume!

“Drita jeshile” u ndez nga autoritetet dhe futbolli mund të festojë. Gjithçka do të varet nga niveli i infektueshmërisë nëpër qytete dhe Lande të veçanta, por gjithsesi krerët e senatit dhe të kancelarive të Landeve u dakordësuan këtë të martë. Arenat mund të shfrytëzohen deri në 50 për qind të kapacitetit, ndonëse numri maksimal i tifozëve në stadiume nuk duhet të kalojë 25 000 vetët. Kjo do të thotë se impiante si “Alianc Arena” e Bajernit (75 000 vende) apo “Signal Iduna Park” e Dortmundit, do të kenë shumë më pak se 50 për qind. Gjithsesi, koeficienti i incidencës (infektueshmërisë) nuk duhet të jetë më shumë se 35, ndërsa nëse shkon mbi këtë numër, në stadiume do të lejohen vetëm 5 000 tifozë. Bavaria gjithsesi do të lejojë deri në 20 000 tifozë në “Alianc Arena” për shkak të shifrave në rritje të infektimit me variantin Delta të koronavirusit.

Sfidanti.al