Klop: Kutinjo nuk donte më të luante me Liverpulin, duhet ta shisnim

Jyrgen Klopi i Liverpulit, në konferencën e fundit të shtypit para ndeshjes me Mançester Sitin, midis të tjerave, foli edhe për transferimin e Kutinjos për te Barcelona. Trajneri gjerman zbuloi se Kutinjo donte me çdo kusht që të shkonte te Barcelona, ndërsa kishte njoftuar edhe kryesinë e klubit se nuk donte më që të luante me Liverpulin.

“Nuk kishim se çfarë të bënim, nuk kishim opsion tjetër, ishim të detyruar që ta shisnim. Ai na njoftoi se nuk donte më të luante me bluzën e kuqe, kështu që neve nuk na mbeti gjë tjetër, veçse të prisnim ofertën e radhës së Barcelonës që, në fakt, nuk vonoi dhe, kështu, transferimi u realizua”, deklaroi Klopi.

sfidanti.al