Alba: “Është luks i madh të luash me futbollistin më të mirë në botë”

Barcelona, në ndeshjen e fundit në Kupën e Mbretit, fitoi bindshëm 5-0 ndaj Selta Vigos, duke u kualifikuar për në çerekfinale të saj. Krahas Mesit, një lojë mjaft të mirë zhvilloi edhe Zhordi Alba që, në dy raste i dha asiste goli futbollistit argjentinas, ndërkohë që edhe vetë, më pas, shënoi gol. Mbas ndeshjes, Alba e vlerësoi lart “kolegun” e tij të ekipit, Lionel Mesi. “Është luks i madh të luash me Leon në të të njëjtin ekip. Ai është futbollisti më i mirë në histori”, deklaroi Zhordi Alba, duke shtuar:

“Unë shpresoj se Leo do ta mbajë të veshur bluzën e Barcelonës një kohë të gjatë. Gjatë 12 viteve të kaluara, ai ka bërë mrekullira në fushë dhe unë dua që ne, për një kohë tjetër të gjatë, t’i përjetojmë magjirat e tij në fushë”, deklaroi Alba.

Sfidanti.al