Gjatë viteve të fundit, në tregun e shitblerjes së futbollistëve po ndodhin çudira të vërteta, pasi po arrihen kontrata dhe marrëveshje që e kalojnë me lehtësinë më të madh shifrën 100 milionë euro. Rasti i fundit është ai i shitjes së futbollistit brazilian, Kutinjo, që u shit nga Liverpuli për te Barcelona që pagoi për të 160 milionë euro (120+40 bonuse). Është normale që, për shitje të tilla me vlera marramendëse, njerëz të ndryshëm të sportit mbajnë qëndrime të ndryshme, kështu që qëndrimin e tij ndaj kësaj çështeje aktuale shprehu edhe legjenda e futbollit gjerman, Rudi Fëler, për të cilin vetëm një futbollist vlen mbi 100 milionë euro dhe ai ështe kapiteni i Argjentinës dhe lideri i Barcelonës, Lionel Mesi.
“Për mua, vetëm një futbollist vlen mbi 100 milionë euro dhe ai, sigurisht, që është Lionel Mesi. Megjithatë, në këtë botë, çfarë nuk ndodh”, tha Fëleri.