I bekuar Shvainshtajgeri, edhe një ofertë superinteresante nga Buna

Futbollisti gjerman me shumë përvojë, Bastian Shvainshtajger, në fakt, po hyn në pjesën më të fundit të karrierës së tij të pasur, ndërkohë që ai, tani, nuk është i angazhuar në ndonjë klub, pas skadimit të kontratës me klubin amerikan “Cikago Fajrd”. Në adresë të Shvainit kanë ardhur disa oferta dhe një nga ato që i është dërguar atij këto ditë, ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve. Këtë ofertë e ka publikuar në faqen e vet zyrtare klubi i njerës prej bundesligave të ulta gjermane, Buna e qytetit Hale:

“I dashur Bastian, ne sapo mësuam se, momentalisht, je pa klub, ndërsa ka shumë spekulime se ku, ti, do të mund ta vazhdosh karrierën, por, ne duam që, ti, të bashkohesh me neve, me Bunën. Këtu me neve, ti, do të jesh shumë i qetë, do të të sigurojmë të gjithë kushtet e mundshme, sigurisht, që do t’i gjejmë vend pune edhe bashkëshortes tënde, Ana Ivanoviç, në klubin lokal të tenisit. Po ashtu, do të gjejmë edhe një edukatore të veçantë për fëmijën tuaj në kopsht. Ne nuk kemi ndonjë ekip për Ligën e Kampioneve, por me ty gjithçka është e mundur. Futbollistët tanë janë tifozë e tu, ata kanë një dëshirë të madhe që të luajnë me ty. Mbas seancave stërvitore dhe ndeshjeve, ‘bateritë’ e tua, ti, do të mund t’i mbushësh me 20 lloje të ndryshme birrash, ndërsa, këtu, funksionon edhe një fabrikë çokollatash. Shumë shpejt, ke për të rënë në dashuri me qytetin tonë. Në fund, ne do të mund t’i jepnim emrin tënd stadiumit tonë. Po presim përgjigjen tënde”, thuhet në mesazhin e klubit Buna drejtuar Shvainit.

Sfidanti.al