“El Klasiko” ballkanike: Kroacia mposht Serbinë në ndeshjen e jetës

Në hapje të kampionatit evrpopian të hendbollit për meshkuj, në arenën ose pallatin e madh të sportit të Splitit, “Spaladium arena”, u zhvillua ndeshja “El Klasiko” ballkanike mes Kroacisë vendase, favorite kryesore, dhe Serbisë, gjithashtu, një nga pretendentet për Evropianin e hendbollit. Ndeshja që u ndoq nga më shumë se 11 000 shikues që kishin mbushur plot arenën e mësipërme sportive dhe që pritej me një interesim të paparë nga opinioni publik sportiv në Kroaci dhe Serbi, u fitua, pak a shumë, lehtë nga ekipi përfaqësues kroat 32-22.

Paraprakisht, Islanda mundi Suedinë 26-24. Nga ana tjetër, Franca titullmbajtëse, në ndeshjen derbi të Grupit B, mundi me vështirësi 32-31 Norvegjinë. Të shtunën, luajnë Maqedonia-Sllovenia, Gjermania-Mali i Zi, Spanja-Cekia dhe Danimarka-Hungaria.

Sfidanti.al