Rusia, skandali i radhës? Plan mashtrimi me dopingun në Botërorin 2018

Rusia planifikoi një plan mashtrimi me dopingun në kupën e Botës së këtij viti. Ky është lajmi i bujshëm i publikuar nga taboidi britanik Daily Mail sipas së cilës, ideja është që Rusia të aktivizojë në këtë eveniment futbollistë të dopuar, kampionet e urinës të të cilëve do të zëvendësohen në mënyrë që të mos ketë sanksione. E gjithë kjo histori u zbulua nga ish drejtori i laboratorit antidoping në Moskë, Grigori Rodçenkov, që tani është në statusin e dëshmitarit të mbrojtur nga SHBA, për shkak të zbulimit të skandalit të dopingut të Lojërave Dimëerore të 2014.

Daily Mail thekson se Rodçenkov tregoi gjithcka gjatë realizimit të dokumentarit ‘Icarus’ të regjisorit Brajan Fogel i cili tha se këto prova të tjera mund të shkaktojnë një tjetër tërmet të madh në sportin rus. FIFA ende nuk ka reaguar në lidhje me këto dyshime të forta që u  ngritën, por nuk përjashtohet mundësia që drejtues të saj të kërkojnë një takim me Rodçenkov për të parë se deri ku shkon e vërteta e kësaj historie.

sfidanti.al