Reali i Madridit ka pësuar një ndryshim drastik në këtë sezon në krahasim me atë të kaluar dhe është në aspektin negativ. Nëse në 2016/2017, Reali vraponte me ritmin e golave, këtë sezon madrilenët duket sikur i kanë golat me pikatore. Mjafton të shohësh statistikat për të kuptuar këtë ndryshim si nata me ditën të madrilenëve. Kështu në sezonin e kaluar, reali i madridit vendosir një rekord prej 73 ndeshjesh radhazi që shënonte. mesatarja ishte e frikshme, 2.78 gola për ndeshje, ndërsa në këtë sezon mesatarja është 1.77 golash për ndeshjesh, pra 1 gol më pak për ndeshje
Nga 25 ndeshjet e fundit në 5 prej tyre, Reali nuk ka mundur të gjejnë golin që korrespondon edhe me humbjen e pikëve. Kështu, Reali nuk mundi të shënojë ndaj Betis Sevijës, sfidë e humbur 0-1, ndaj Atletikos(0-0), ndaj Bilbaos(0-0), ndaj barcelonës (0-3) dhe ndaj Vijarrealit(0-1). Në muajin nëntor, Ronaldo foli për largimet e Moratës, Hames dhe Pepes duke deklaruar se këta të fundit e bënin realin më të fortë. Fakti që po vuan mungesën e golave të Moratës nuk është thjeshtë një parandjenje. Në këtë periudhë të sezonit të kaluar në La Liga, Morata kishte 5 gola të shënuar, ndërsa në këtë sezon asnjë prej lojtarëve aktualë të Realit s’e ka kaluar kuotën e 4 golave; Ronaldo, Bejl dhe Asensio. Portugezi është shembulli më i mirë i kësaj thatësire goli në kampionat te Reali. Ronaldos i duhen 18 tentativa për të shënuar një gol, 4 herë më shumë se në Ligën e Kampioneve.
‘Nuk dua të hyj në debate, nuk e meritonim një goditje të tillë-tha Zidan pas humbjes 1-0 me Vijarrealin. Francezit nuk i pëlqen që të flitet për momentin negativ të Realit të Madridit, por të dhënat negative po mblidhen ditë pas dite. Nuk ndodhte që nga 2007 që Reali i madridit të rrinte pa shënuar në 2 ndeshje radhazi në ‘Bernabeu’. Për të parë 2 disfata radhazi në shtëpi të Realit duhet të kthehemi akoma më prapa në kohë, në 2000 kur humbi ndaj Alaves e Vajadolidit në të dyja rastet 0-1.
Pas 1 muaji Reali do të luajë me Paris Sën Zhermen në Ligën e Kampioneve, dhe disa prej futbollistëve më me peshë të tij kanë shënuar një rënie të formës. Marcelo dërgoi 16 topa në zonë në sfidën me Vijarrealin, 13 nga të cilat nuk u goditën nga lojtarë të tjerë, statistika më negative e tij që nga momëenti i transferimit te Reali. kësaj i shtohet edhe pasiviteti në aspektin mbrojtës, sic u pa edhe në golin e Fornals. kur kanë mbetur edhe 20 ndeshje nga fundi i kampionatit, Reali është në një situatë që askush nuk e mendonte në muajin gusht; të luftojë për të mos dalë nga zona Champions, ndërkohë fokusi tani do të jetë i gjithi te Kupa e Mbretit dhe Liga e kampioneve
sfidanti.al