Uein Runi, 31 vjeç, po kthehet tek Evertoni si pjesë e një marrëveshjeje me Mançester Junajtidin për transferimin e Romelu Luaku nga ekipi i “karameleve” te “djajtë e kuq”. Runi nuk mundi që të siguroi një vend në formacionin e parë të Junajtidit, kështu që trajneri Zhoze Murinjo vendosi që t’ia lejë atij rrugën të lirë që ai, po të dojë, të largohet nga ekipi dhe të kthehet te Evertoni, ku Runi edhe ka filluar që të luajë “futbollin e madh”.
“Nuk është ndonjë sekret i madh që unë, prej një kohe të gjatë, kam qenë tifoz i madh i Ueinit që është shembull i profesionalizmmit dhe ai do të mbetet, për një kohë të gjatë, në librat e historisë së këtij klubi”, thotë Murinjo, duke shtuar se “asnjëherë nuk është e lehtë që të shohësh një futbollist të madh që luan më pak sesa ai do të dëshironte, kështu që unë nuk mund ta pengoja që ai të kthehej tek Evertoni. Neve do të na mungojnë përvoja, përqendrimi dhe përkushtimi i tij, unë i uroj atij më të mirën në të ardhmen”.
Sfidanti.al