Nuk përmbahet me gola, por tregon talent edhe me..fëmijët!

Ronaldo vazhdon të jetë aktiv në rrejtët sociale, teksa ka postuar foto me të dashurën dhe njërin nga binjakët.

Familja e Cristiano po rritet. Ai është baba i tre fëmijëve, Cristiano Junior dhe së fundmi i dy binjakëve Eva e Mateo.

Portugezi do të bëhet sërish baba, pasi Georgina Rodriguez është shtatzëne. Ky do të jetë fëmija i katërt i Cristianos, teksa besohet të jetë vajzë (dy vajza, dy djemë).

Portugezi ndihet krenarë me familjen që po i shtohet, teksa ka postuar foto për herë të parë së bashku me njërin nga binjakët (nuk dihet nëse është djali apo vajza) dhe të dashurën.

“Momente të këndshme”, ka shkruar Ronaldo në “Instagram”