Ançeloti paralajmëron Konten: Bli sa më shumë lojtarë, sepse…

Karlo Ançeloti e këshillon Antonio Konten, duke i vënë në dukje se, në sezonin e ardhshëm, ai do të ketë nevojë për një përbërje më të madhe lojtarësh në krahasim me atë të kaluar, pasi Celsi do të marrë  pjesë edhe në Ligën e Kampioneve. Celsi, duke marrë firmën e gjermanit Antonio Rudigerit, siguroi përforcimin e parë të madh gjatë sezonit veror të transferimeve, por, sipas trajnerit të Bajernit, Karlo Ançeloti, ky përforcim duhet të pasohet nga disa të tjerë, madje të një niveli të lartë.

“Konte do të jetë i detyruar që të ndryshojë shumë gjëra në sezonin e ardhshëm, pasi ai e fitoi Premier Ligën, duke luajtur me pothuajse të njëjtët futbollistë. Po ashtu, ai do të luajë edhe në Ligën e Kampioneve, kështu që ai ka nevojë për shumë futbollistë të rinj, madje do të duhet që t’i zgjedhë mirë ata”, thotë trajneri i lartpërmendur italian i ekipit bavarez. Nga Cesli, sikurse dihet, janë larguar Xhon Teri dhe Ake, ndërsa këtë rrugë duket qartë se do të marrë edhe Diego Kosta dhe, ndoshta, edhe Nemanja Matiç. Konte ka nevojë për një sulmues të fortë dhe, mbas dështimit për të sjellë te “blutë” e Londrës Lukakun, objektiva, tani, janë Morata, Beloti dhe Obamejangu.

Sfidanti.al