Franca fiton Ligën Botërore, Brazili rigjen mallkimin në finale

Ekipi i meshkujve të Francës triumfoi në Ligën Botërore të volejbollit, mbasi “trekolorët”, në një ndeshje finale dramatike, mundën 3-2 ekipin vendas të Brazilit në prani të 21 000 tifozëve të zjarrtë brazilianë. Në fakt, kjo është finalja e pestë radhazi në Ligën Bortërore të volejbollit që “karioket” nuk arrijnë që ta fitojnë. Në setin e pestë, atë final, francezët luajtën më të përqendruar dhe më të përmbledhur, duke e fituar atë me rezultatin 15-13. Ky është trofeu i dytë në Ligën Botërore për “trekolorët”, mbas atij që ata fituan më 2015. Medalja e bronzit i takoi Kanadasë që, në “finalen e vogël”, mundi 3-1 SHBA-në.

Sfifanti.al