Tenisti i famshëm zviceran, Rozher Federer, arriti që të sigurojë një vend në 1/8 e finaleve të Uimbëlldonit në ndeshjen e tij të 19-të në këtë turne mjaft prestigjioz, të cilin ai e ka fituar shtatë herë. “Pa Mirkën, unë nuk do të arrija asgjë. Nëse ajo do të më thotë se nuk do më që të udhëtojë, atëherë, ky do të ishte fundi i karrierës sime. Ajo, në thelb, është më i mira për mua, si askush tjetër, ajo është gjithnjë pranë meje, që nga moment i parë, kur e njoha”, thotë ky tenist zviceran për bashkëshorten e vet, Mirka, me të cilën ka dy palë binjakësh. Në 1/8 e finaleve të Uimbëlldonit, Federeri do të ketë përballë bullgarin Grigor Dimitrov.