Futbollisti më i mirë i Mançester Junajtidit, sezonin e kaluar, Zllatan Ibahimoviç, gjatë kësaj vere, vendosi që ta vazhdojë kontratën me “djajtë e kuq”, por, për shkak të ardhjes së Romelu Lukakut, ai humbi bluzën me nr.9. Sidoqoftë, futbollisti legjendar suedez do të vesh tani bluzën me nr.10 që, deri tani, e ka mbajtur veshur ish-kapiteni Uein Runi që është larguar për tek Evertoni. Kështu Ibra shkroi, dje, me shaka në profilin e tij në një nga rrjetet sociale: “Unë, asnjëherë, nuk kam ikur nga Junajtidi, vetëm se kam ndërruar numrin!”.
Sezonin e kaluar, Ibrahimoviçi ishte gaolashënuesi më i mirë i ekipit të “Old Trafordit”, pasi në 46 ndeshjet që luajti, ai shënoi 28 gola në të gjithë konkurrimet.
Sfidanti.al