Reali ishte në qiell dhe e zbriti syri i keq, s’di të “sillet” në Bernabeu

Reali, përsëri, nuk arriti që të fitoi në kampionatin spanjoll, kështu që filluan dyshimet lidhur me ekipin e Zinedin Zidanes, nëse ai është përgatitur mirë për sezonin e ardhshëm? Dhe kini parasysh se, vetëm deri para pak javësh, Realin e Madridit e “ngrinin në qiell” të gjithë, deri te komentatori më i fundit!

Në realitet, ka diçka që nuk po shkon, pasi klubi “mbretëror”, mbas tre raundesh të Primerës, ka mbledhur vetëm pesë pikë, dy barazime në “shtëpi”. Duket se pa Ronaldon loja nuk bëhet. Për më tepër, Realin, tanimë, e pret një ndeshje e vështirë në stadiumin “Anoeta” (Real Sosiedad), ku ai do të jetë i detyruar që të luajë jo vetëm pa Ronaldon e pezulluar, por edhe pa Marselon, gjithashtu, të pezulluar dhe pa Benzeman e dëmtuar.

Sidoqoftë, ky nuk është starti më i keq i Realit të Madridit. Më 2001, Reali  mbas tre raundesh, kishte fituar vetëm 1 (një) pikë.

Sfidanti.al