Në Madrid, syrit nuk i shpëton asgjë: Goli i Mesit kundër Espanjolit ..mëkat!

Tifozët e Realit të Madridit dhe organet e medias të afërt me klubin “mbretëror”, mbas fitores 5-0 të Barcelonës mbi Espanjolin, e ngritën menjëherë zërin, duke konstatuar se gjyqtari në fushë kishte bërë një gabim të madh në rastin e golit të parë të Lionel Mesit.

Goleada e Barçës filloi në min. e 26-të, kur futbollisti argjentinas me një lëvizje të magjishme, në një hapësirë fare të vogël, e përpunoi mjaft bukur topin dhe e dërgoi atë atje, ku portieri kundërshtar nuk mund ta priste, fare në qoshe të portës. Por, megjithaë, sikurse u pa qartë në pamjet e mëvonshme, Mesi, kur e mori topin që ia pasoi Rakitiçi, ishte gjysmë metri më afër portierit të Espanjolit sesa lojtarët e tjerë.

Kështu që tifozët e Realit, ashtu edhe organet e medias së afërt me Realin, menjëherë, u ankuan se gjyqtari Hil Manzani kishte bërë një gabim të madh, ndërsa bëjnë pyetjen sesi ai dhe ndihmësit e tij nuk e panë Mesin që ishte gjymë metri ofsajd?

Sfidanti.al