Liverpuli e humbi shansin që të kualifikohej për në finale të Ligës së Kupës së Anglisë, për të dytin vit me radhë, pasi u mund përsëri, kësaj here, në fushën e vet, 0-1, nga Sauthemptoni. Ç’është e vërteta, Liverpuli e dominoi ndeshjen, duke e zotëruar topin 72 për qind, por një gjë e tillë, sikurse doli, nuk mjaftoi. Tifozët në “Enfild” mbeten të zhgënjyer, po ashtu, edhe trajneri i “të kuqve”, Jyrgen Klop, që akuzoi gjyqtarët se ndihmojnë Mançester Junajtidin.
“Duhet ta pranoj se ekipi kundërshtar e meritoi kualifikimin për në finale. Ne luajtëm mirë, por mezi i krijonim shanset për gol, ndërkohë që Sauthemptoni e shftytëzoi këtë. Sidoqoftë, nuk mund të rri pa përmendur gjyqtarin që nuk arriti ta shohë lojën me dorë të Longut që duhet të na jepte neve penallti. Nuk e mbaj mend se për të satën herë ne e pësojmë nga gabime të tilla të gjyqtarëve. Mançester Junajtidi shënon gola edhe nga ofsajdet, ndërsa neve nuk na japin as penalltitë që i meritojmë”, vuri në dukje trajneri gjerman i Liverpulit.
Sfidanti.al