Kampioni evropian dëmtohet në një aksident automobilistik

Atleti spanjoll, Bruno Ortelano, mori një famë të madhe, qëkur u bë kampion i Evropës në garën e shpejtësisë 200 m, por edhe më shumë, për hir të faktit se, për fitimin e medaljes së artë, ai e mori vesh nga gazetarja që po e intevistonte atë pas garës në Amsterdam. Megjithatë, lajmi i fundit që lidhet me të, nuk është i mirë, pasi ai ka pësuar disa dëmtime të rënda në njeërën dorë, pasi makina, me të cilën ai po udhëtonte në vendin në krah të shoferit, u përfshi në një aksident aitomobilistik.

Më saktë, shoferin e makinës e zuri gjumi, gjatë rrugës Madrid – La Korunja, kështu që makina në fjalë u përplas me një kampion. Mjekët bënë të ditur se Ortelano është jashtë rrezikut për jetën dhe se nuk ka ndonjë rrezik prerjeje dore, por se kjo e fundit ka pësuar disa thyerje dhe pritet një rehabilitim kohëgjatë.

Sfidanti.al