Fitorja e Klopit ishte sekret që dihej, por pas tij nuk është Guardiola!

Bëri diçka që nuk e kishte bërë njeri per 3-vjet, dhe mori shpërblimin. Premier Liga e zgjodhi Jurgen Klopin si trajnerin më të mirë të sezonit, pasi gjermani fitoi titullin me Liverpulin, madje me diferencë 18 pikë nga Mançester Siti. Ky ishte një sekret i hapur, që dihej prej kohësh, por nuk dihet që Pep Guardiola nuk do të ishte në podium. Pas Klopit dolën Frenk Lampard i Çelsit, Kris Uajlder i Shefild Junajtidit, dhe Brendan Roxhers i Leisterit, të cilët u vlerësuan për sukseset me ekipet e tyre, ndërsa Lampard ishte në sezonin e parë në Premier Ligë. Klopi kishte fituar më parë edhe çmimin e trajnerit më të mirë të vitit, të dhënë nga Shoqata e trajnerëve profesionistë në Angli. Ai fitoi edhe Championsin, Kupën e Botës për Klubet dhe Superkupën e Europës. Liverpuli pati edhe lojtarët më të mirë, Xhordan Hendersonin për të rriturit, dhe Trent-Aleksandër Arnoldin për të rinjtë.

Sfidanti.al