Në fund ishte Pescara ajo që mori më të mirën ndaj Perugias. Pas 120 minutash lojë, skuadra nga rajoni i Umbrias i thanë lamtumirën Serisë B pas ekzekutimit të 11 metërshave; Iemmello e Bonaiuto gabuan, Masciangelo jo dhe përfundimi është Pescara rri në Serie B, Perugia shkon në Serie C.
Por pas përfundimit të kësaj ndeshjeje me Pescarën, skuadrës së Perugias iu desh që të qëndronte në stadiumin ‘Curi’. Arsyeja ka të bëjë me sigurinë e futbollistëve; një grup tifozësh në fakt kontestuan me forcë lojtarët duke iu referuar në mënyrë të vecantë Iemmellos, ai që gaboi nga pika e bardhë e 11 metërshit që solli edhe humbjen e skuadrës së Oddos. E për më tepër u shfaq edhe në parrullë ironike dhe pak makabre ku shkruhej: ‘Ju duam kështu’ ndërkohë pranë saj shfaqeshin edhe 4 manekinë të varur, 3 prej të cilëbe kishin fanelat e Perugias me numrat 9, 23 dhe 27.
Sfidanti.al