Arthur Melo është përfundimisht ish futbollist i Barcelonës. Lajmi bëhet i ditur nga La Vangaurdia, sipas së cilës, mesfushori brazilian ka gjetur akordin me klubin blaugrana për të zgjidhur përfundimisht kontratën me të përpara se të bëhet futbollist i Juventusit ku do të aktiviziohet në 5 sezonet e ardhshme
Pas pushimeve që Setien i dha skuadrës në përfundim të La Liga, Arthur vendosi që të qëndrojë në Brazil dhe të rebelohej deri sa të bashkohej me Juventusin. Barcelona nisi procedimin ndaj të për ta sanksionuar dhe futbollisti u kthye në Barcelonë në 7 gusht, 10 ditë më vonë nga data e përcaktuar.
Sipas La Vanguardias, avokatët e Arthur u takuan sërish këtë javë me përfaqësuesit ligjorë të Barcelonës dhe arritën këtë akord që përfshin një sanksion të vogël ekonomik për futbollistin me një hetim disiplinor të hapur për faktin që nuk u bashkua me skuadrën në 27 korrik dhe qëndroi në Brazil
Përpara këtij takimi mes avokatëve, Arthur ishte takuar me Abidal në 10 gusht pasi kaloi testin me tampon ku u konfirmua se nuk ishte I prekur nga Covidi. Më pas faktin që nuk kishte kryer edhe një test tjetër më parë e pengoi Arthur të hyjë në Camp Nou për të ndjekur ndeshjen e Ligës së Kampioneve me Napolin në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve.
Arthur do të largohet te Juventusi që do të paguajë 72 milionë Barcelonës për lojtarin si dhe 10 milionë Euro të tjerë si bonuse. Nga ana e tij klubi katalanasi arriti akordin me Juventusin për Pjanic për 60 milionë Euro dhe 5 milionë Euro të tjerë si bonuse.
Sfidanti.al