Çelsi pati 210 milionë euro fitim në 2019, por ku janë titujt?

Asnjë klub në botë nuk mund të krahasohet me Blutë e Londrës, kur vjen puna tek të ardhurat nga transferimet e dy herëve të fundit. Çelsi fitoi 174 milionë paundë stërlina, apo rreth 210 milionë euro nga aktiviteti “në dalje” në verë 2019 dhe janar 2020. Frenk Lampardi nuk pati mundësi të bënte afrime të rëndësishme për shkak të dënimit nga FIFA në verë, ndaj edhe shpenzoi vetëm 38 milionë paundë stërlina për kartonin e Mateo Kovaçiçit nga Reali.

Lojtarët e larguar i sollën klubit plot 173.7 milionë paundë stërlina. Vetëm Eden Hazar që shkoi tek Reali u shkëmbye me 100 milionë euro, plus edhe shpërblime të ndryshme. Gjithsesi, skuadra e Lampardit nuk mund të thuhet se është gati për të luftuar për trofe. Çelsi sot ka shumë lojtarë të rinj, të cilët i takojnë më shumë të ardhmes, ndaj edhe rrezikohet kualifikimi në Champions. Besohet që pronari, miliarderi rus Roman Abramoviç, të jetë më pranë klubit verën e ardhshme dhe të shpenzojë më shumë, në mënyrë që Çelsi të jetë sërish konkurrues si në kohën e Murinjos, Hidinkut apo Ançelotit.

Sfidanti.al