“Profesori” i trajningut në Itali është shumë i lumtur me këtë ekuilibër të Serisë A. Për Arrigo Sakin, ndoshta vendi i tij mund të bëhet lider në Europë të paktën në futboll, siç ka qenë dikur me klubet e tij, dhe konkurrenca e kampionatit premton për mirë. Pas 8 vitesh dominim të Juventusit, Interi dhe Lacio janë pranë dhe pretendojnë titullin.
“Pa kolektivin e duhur, Juventusi e ka të vështirë, – thotë Saki, – natyrisht, Sarrit i duhet kohë, por i duhen edhe lojtarë të tjerë. Mund të ketë probleme në reparte të ndryshme”. Ish-trajneri i Milanit dhe i Italisë paralajmëron se Lacio do të jetë tepër e rrezikshme sepse nuk do të ketë ngarkesën e kupave të Europës, e eleminuar që në dhjetor. Juventusi është në Champions, ndërsa Interi në Ligën e Europës. Duke komentuar fitoren zikaltër në derbi, Saki theksoi se “ajo ishte një fitore e pastër karakteri”.
Sfidanti.al