A e dini sesa kohë ka Njukaslli i Benitezit që nuk ka fituar?

Një e dhënë mjaft interesante paralajmëron se trajneri Rafa Benitez, në një të ardhme të afërt, mund “të fluturojë” nga stoli i drejtimit të Njukasllit. Kështu që atij i takon të bëjë ndonjë ndryshim në ekip, madje shumë shpejt, sepse përndryshe do ta shohë veten te dera e daljes së këtij klubi anglez.
“Bardhezinjtë”, mbas raundit të 9-të të Premier Ligës, ndodhen në vend të fundit, por një fakt tjetër është edhe më i keq. Njukaslli ka fituar për herë të fundit në ndeshjen miqësore ndaj Sent Patrikut, më 17 korrik, që do të thotë se Njukaslli nuk ka asnjë fitore prej më shumë se tre muajsh!
Ky ekip arriti që të fitoi dy pikë në fillim të sezonit, kur barazoi pa gola në dy ndeshje me Kardifin dhe Kristall Pallasin, ndërkohë që është eliminuar nga Kupa nga Notingemi. Ka shumë mundësi që Njukaslli, kështu siç i ka punët, të kthehet andej nga erdhi, në Çampionship.
Sfidanti.al