Reali i Madridit fitoi ndaj Viktoria Plzen 2-1 e megjithatë turbullirat te Los Blancos nuk mungojnë. ajo që e tregon këtë është deklarata e Marselos pas ndeshjes së kampionëve në fuqi të Evropës me brazilianin që iu kundërvu të gazetarëve të cilët e pyetën nëse Reali i madridit doli nga kriza pas kësaj fitoreje.
‘Jeni ju që flisni për krizë, kështu dëmtoni skuadrën-tha Marselo-gazetarët bëjnë kështu sepse kanë zili duke qenë se nuk dinë të luajnë futboll’, një deklaratë kjo që solli kundërpërgjigjen e një prej të pranishmëve i cili iu drejtua Marselos: ‘Unë di të luaj futboll, e megjithatë kam studiuar për t’u bërë gazetar. Përse duhet të ndjej zili?-ishte kundërpërgjigjia e gazetarit.
Por gjërat nuk u mbyllën këtu, pasi marselo edhe pse u befasua nga përgjigjja, vijoi në të tijën. ‘Shumë herë keni thënë që kam luajtur keq dhe unë të them të kundërtën. Të thuash se nuk dini të luani futboll nuk është mungesë respekti-tha Marselo i cili iu përgjigj edhe pyetjes nëse u bezdis për historinë e kalimit te Juventus-nuk më bezdis asgjë, unë jap gjithcka për fanelën e Realit të Madridit. ndonjëherë dëgjoj gjëra të padrejta dhe duhet ta theksoj këtë’
sfidanti.al