Nëse dikush kishte dyshime për këtë skuadër, tani më nuk duhet të ketë. Fitorja 4-0 e Borusias së Dortmundit ndaj Atletikos së Madridit ishte një sinjal tepër i fortë për të mos u dëgjuan. Një formacion me shumë lojtarë të huaj, që duket se luajnë “ku rafsha, mos u vrafsha”, po bëhet tmerri i Bundesligës dhe tani i Championsit.
Ndaj Atletikos edhe mund të fitosh, por kur ia del 4-0 do të thotë se je shumë mirë. Dortmundi ishte aq i mirë sa i shkaktoi humbjen më të rëndë trajnerit Simeone që nga dita që mori detyrën në Madrid.
Trajneri tepër simpatik, Lysien Favre, pati këtë njëmbëdhjetëshe dhe bëri këto zëvendësime: Byrki, Pishçek, Diallo, Zagadu, Ashraf Hakami, Delanei (Dahud 35’), Vicel, Pulishiç (Sanço 78’), Gëce, Brun Larsen, Rojs. Nuk janë emra “50 apo 100-milionësh”, por janë djem të bashkuar që kënaqën 66 960 spektatorët në “Signall Iduna Park”. Borusia ka 9 pikë të plota në grupin e saj në Ligën e Kampionëve, dhe golaverazhin +8.
Sfidanti.al