Dikur ishte Interi që nuk e kishte problem të hidhte edhe 11 lojtarë të formacionit me pasaportë të huaj. Këtë herë e bëri Napoli, edhe pse me një përjashtim të vetëm. Lorenco Insinje, autor i golit të parë, ishte italiani i vetëm i përzgjedhur nga trajneri Karlo Ançeloti për të qenë në fushë dhe në stol, në sfidën e madhe ndaj Paris SG në Champions.
Formacioni në Paris ishte ky: Ospina, Maksimoviç, Albiol, Kulibali, Mario Rui, Kajehon, Markez Loureiro, Hamshik, Ruiz, Insinje, Mertens. Pas pushimit hynë polakët Zielinski në 53’ dhe Milik në 84’, si dhe kroati Rog në 88’. Në stol mbetën portieri Malkuit, Elseid Hysaj, Karnezis dhe Diauara, që të gjithë të huaj. Paris SG u përgjigj të paktën me 4 lojtarë francezë në formacion, ndërsa mezi arriti barazimin 2-2.
Insinje e Mertens shënuan për Napolin (1-0 e 2-1), ndërsa autogoli i Mario Ruit dhe Angel Di Maria në 93’ shpëtuan PSG-në.
Sfidanti.al