Po mbyllet viti 2019; ja formacioni I dekadës sipas France Football

Viti 2019 po shkon drejt mbylljes dhe për këtë arsye, revista prestigjioze ‘France Football’ përpiloi formacionin ideal të dhjetëvjecarit të fundit ku të bie në sy prania e 4 lojtarëve spanjollë

Iker Kasijas është zgjedhur si portieri më I mirë. Kampion bote në 2010 dhe Evropë në 2012 me Spanjën, fitues I Ligës së kampioneve në 2014 me Realin e Madridit dhe I nominuar për Topin e Artë për 3 vjet rresht në 2010,2011 e 2012 janë disa prej motiveve që e bëjnë Kasijas si më të mirin e dekadës në rolin e tij

Vetë, Filip Lahm dhe Virxhil Van Dajk ishin të vetmit në radhët e mbrojtjes që nuk kanë luajtur në La Liga, ndërkohë që në të përfshihen Serhio Ramos dhe Marselo. Katër titujt në Ligën e Kampioneve më 5 vjet, 3 nga të cilat radhazi janë një motiv I mjaftueshëm për t’I konsideruar ndër më të mirët e dekadës. Van Dajk fitoi Ligën e Kampioneve të 2019 dhe ishte finalist për Topin e Artë, ndërsa Lahm fitoi Botërorin në 2014 me Gjermaninë dhe në 2013 fitoi cdo trofe me Bajernin

Luka Modric, Xavi Hernández  dhe Andrés Iniesta formojnë repartin e mesfushës. Kroati fitoi Topin e Artë në 2018 dhe ishte bashkë me Ramos e Marselon në skuadrën e Zidane që fitoi 3 Champions League radhazi. Ndërsa Iniesta dhe Xavi Hernandez ishin bashkë me Messin, baza e Barcelonës më të mirë në histori e drejtuar nga Pep Guardiola. Për më tepër në 2010 ata u shpallën kampionë bote me Spanjën

Dhe në fund sulmi e formuar nga Neymar dhe dy lojtarët më vendimtarë të viteve të fundit, Lionel Messi e Kristiano Ronaldo. Këta dy të fundit janë ata që kanë më shumë Topa të Artë në palmaresin e tyre 6 dhe 5 të  tillë respektivisht. Për Neymar, France Football I jep rëndësi faktit që ai fitoi medaljen e artë olimpike në 2016 si dhe titujve të fituar me Santosin, Barcelonën dhe Paris Sën Zhermenin

Sfidanti.al