Ndërsa po presim Plakun e Vitit të Ri, u shfaq , si zakonisht në fundviti, “Plaku i vjetër” i futbollit, presidenti Duka .I përpiktë në takim, si zakonisht vetmitar në studio, sepse askush nuk meriton ta pyesë..kur ai ka vite që pyetjet i merr me vete. “Plaku”, këtë herë, është treguar më i sinqertë me “fëmijët e futbollit” , aq sa në një moment fatlum ka hapur zemrën “ Nuk kam kokërr leku, sepse të gjitha i kam prona”. Po të besosh në filozofinë zyrtare se, kur flet presidenti flet vetë futbolli, apo në atë urimin e pavdekshëm të atij zyrtarit kampion në garën e servilizmit , kur me rastin e ditlindjes së shefit, shpiku të famshmen “ Të rrojë futbolli.. sa presidenti Duka”, kjo fraza e fundit shijohet si një “gjel deti” që është ushqyer me ..peshk!
Futbolli është shndërruar në pronë dhe dhe pronat e sotme janë prej betoni! Kurrë më parë nuk kemi patur kaq shumë stadiume të reja, stadiume ku loja që luhet me topa “Nike” apo Adidas”, nuk ndizet aq bukur si ajo me “top betoni”. Kujt i shkonte në mëndje se edhe zyrat e reja të FSHF-së do të ngjasonin si një stadium më vete, i vetmi që jep siguri për t’u mbushur plot e përlplot me popull të devotshëm, si një shpagim për stadiumet që kanë kohëe që kanë vdekur . . Të paktën një herë në vit, le ta besojmë “babagjyshin tonë” , kur edhe në ditët e depresionit të madh të shkaktuar nga tërmeti, nuk nxitoi si pasanikët e tjerë të dhuronte para, por pësëri “lodra” prej betoni…3 apartamente në emër të futbolit.
Sfidanti.al