Robi Uilliam cudit: Reali më bën të ndihem sikur kam penis të vogël

Ish anëtari I bandës muzikore Take That, Robi Uilliams është një prej këngëtarëve më të famshëm në botë, por në të njëjtën kohë ai është edhe një tifoz I zjarrtë I Mancester Junajtid. Por kjo nuk e pengoi atë të marrë pjesë në dokumentarin për Toni Kros, një futbollist të cilin anglezi e pëlqen shumë por që luan me skuadrën e gabuar, ose më mirë të themi luan me të vetmin ekip në botë që e bën artistin të mos ndihet aspak komod duke qenë se Robi Uilliams është mësuar të jetë në qendër të vëmendjes

Por Reali I Madridit, impakti dhe rezultatet e tij janë vërtet fantastikë sq sa detyrojnë këngëtarin që të bëjë një deklaratë të papritur dhe që publikohet te e përditshmja Marca

‘Besoj se Premier League është kampionati më I mirë në botë-tha Robi Uilliams-për këtë arsye është dicka që më jep vërtet bezdi. Reali I Madridit më bëri të ndihem sikur të isha I vogël, jo, më mirë të sikur të kisha penis të vogël. Futbolli është besimi im dhe nuk më pëlqen që të tjerët të jenë më të mëdhenj të të mitë’

Kjo edhe sepse Mancester Junajtid së fundmi nuk po shkon mirë dhe sigurisht nuk mund të rivalizoje me Los Blancos që kanë fituar 3 Liga Kampionesh në 4 vitet e fundit dhe meritën për këtë e ka edhe Toni Kros që mund të largohet nga Reali I Madridit. Dhe në këtë pikë, ja ku vjen edhe ftesa e Robi Uilliams për gjermanin.

‘Te Reali I Madridit ke fituar gjithcka! Firmos me Mancester Junajtid, eja te Junajtid-tha Uilliams. Në fakt Djajtë e Kuq e kërkuan Toni Kros në 2014, por kushedi mbase tani bëhet realitet ëndrra e këngëtarit anglez.

Sfidanti.al