Nuk është arsye aq e vogël, dhe shpesh yjet nuk kanë dashur të luajnë në Angli sepse atje bie shi dhe është kohë e vrenjtur vazhdimisht. Kjo, edhe pse Premier Liga ka qenë gjithnjë një nga kampionatet kryesorë të Europës. Frenki de Jong është një nga këta lojtarë që nuk ka dëshirë të jetë në Angli apo edhe në Gjermani, ndonëse është nga Holanda. Sipas mediave, mesfushori i Barcelonës ka refuzuar që të shkojë tek Bajernit apo edhe tek Mançester Junajtidi për shkak të motit. Gjithsesi, trajneri Ksavi nuk është i kënaqur nga holandezi, dhe De Jongu duhet të ndryshojë nivelin nëse dëshiron të vazhdojë të kënaqet me motin në Katalonjë.
Sfidanti.al