Inter si Bajerni, është pranë rekordit të golave për 2021-in

Zikaltërit janë jo vetëm skuadra me sulmin më të mirë në këtë kampionat, me 43 gola, duke lënë prapa Milanin apo Napolin, por po i afrohen një shifre historike. Përveç këtyre janë shënuar 55 gola nga janari në maj, kur trajner ishte Antonio Konte, ndërsa tani është Simone Inzagi. Në 1955, Interi arriti kuotën 99 gola në Serinë A gjatë një viti, dhe tani po mbushen 76 vjet që nga ajo kohë. Në 1949 e 1951, Interi shënoi mbi 90 gola, konkretisht 93 e 91, por 2021 duket se do të ketë rekordin e ri. Në dispozicion janë dy ndeshje, ajo në fushën e Salernitanës në 17 dhjetor dhe kundër Torino në “San Siro” në 22 dhe pritet që të kalohet kuota 100.

Sfidanti.al