Ronaldo kërkon falje për … dy golat që shënoi kundër Arsenalit

Këtë e bëri për gazetarin britanik, Pirs Morgan, me të cilin ka miqësi që në vitin 2019. Kristiano Ronaldo paska kërkuar falje si fajtor që Mançester Junajtidi mundi Arsenalin 3-2 pak ditë më parë në Premier Ligë, dhe ai vetë shënoi dy gola. Një tifoz i “thekur” i Arsenalit, Morgani 56-vjeçar padyshim që mbeti shumë i mërzitur nga humbja, ndërsa i kishte shkruar para ndeshjes portugezit që të mos shënonte. Pas ndeshjes, CR7 ia ktheu përgjigjen duke i thënë se nuk kishte pasur mundësi tjetër, ndërsa i kërkoi falje për golat. Natyrisht, kjo ishte me shaka dhe Morgani tha me të qeshur se “nëse nuk do të kishte pasur një figurë me të qeshur në fund të mesazhit, unë do ta kisha pranuar kërkesën për falje”.

Sfidanti.al