Po merr çmime për sezonin e madh të kaluar që realizoi. Pedri, mesfushori i dëmtuar i Barcelonës, u vlerësua në mbrëmjen e çmimeve në Torino me titullin “Djali i Artë 2021”, pak ditë pasi u shpall Lojtari i ri më i mirë i vitit nga “Frans Futbolli” në ceremoninë e “Topit të Artë”. Pas çmimit të dhënë nga “Tutosporti”, Pedri u shpreh i lumtur, ndërsa në krah të tij (në foto) ishte lojtarja e ekipit të femrave të Barcelonës, Lieke Martens. “Jam në klubin që dua, – tha 18-vjeçari, – jam i lumtur sepse e kam pasur ëndërr për të luajtur këtu. Është ekipi më i mirë në botë dhe duhet ta tregojmë në fushë që jemi. Do ta ngremë Barcelonën aty ku i takon”.
Sfidanti.al