Në Itali ka shumë jehonë për sfidën e Championsit, Inter-Liverpul

Klaudio Ranieri, “njeriu i dy botëve”, thotë se zikaltërve u takoi shorti më i vështirë i mundshëm. “Inter, “peshkove” më të fortën, por edhe mund t’ia dalësh, madje të fitosh edhe në “Anfild”, – thotë trajneri italian që doli kampion në Angli me Leisterin. Zv. presidenti interist, Havier Zaneti, thotë se “Liverpuli është i madh, por ne jemi Interi ndaj na takon të luftojmë për kualifikim”. Nga Anglia përgjigjet Jurgen Klopi që shprehet se “ndaj skuadrës së Inzagit do të jetë një sfidë e vërtetë Championsi”. Karl-Hajnc Rumenige, ish-ylli i Interit dhe i Bajernit, nxit ekipin zikaltër se “është një sfidë shumë e ashpër, por Interi mund t’ia dalë”. Gjithsesi, komentet në mediat italiane janë që zikaltërve nuk u buzëqeshi fati.

Sfidanti.al