Pankina e Romës, hija e Allegrit zgjatet mbi Fonsecan

Paulo Fonseca është shumë pranë lamtumirës dhe pronarët e Romës e kanë një emër në krye të listës së kandidatëve; Massimiliano Allegri. Dyshimet e këtij të fundit, që është mësuar të shohë emrin e tij të lidhur me klubet më prestigjioze ndërkombëtare kanë të bëjnë me faktin që Roma nuk është në Ligën e Kampioneve

Por në të vërtetë, Allegrit nuk do t’i vinte aspak keq që të ulej në pankinën e Romës. në kryeqytetin italian banon e fejuara e tij Ambra Angolini e për më tepër Roma nuk është shumë larg livornos ku jeton djali i tij. Ngurrimi i vetëm vjen nga zërat e fundit që e shohin atë sërish në stolin e Juventusit, në rast se Pirlo do të bëjë hapa të tjerë fals. Dihet që Allegri ka raporte shumë të mira me Agnellit dhe rikthimi në Torino do të ishte një revansh i bujshëm.

Por opsioni Roma do të ishtë mundësia më e mirë për të ndërthurur jetën private me atë profesionale. Përsa u përket emrave të tjerë, janë opsione shumë të komplikuara. Maurizio Sarri vështirë se pranon të marrë një skuadër me sezonin të filluar, ndërsa një rikthim i bujshëm i mundshëm i Spallettit nuk do të pranohej nga tifozët e Romës që e shohin atë si ‘vrasësin’ e Tottit futbollist.

Sfidanti.al