Pas KTM i erdhi radha Ducatit të konfirmojë nënshkrimin e një kontrate me Dornan që konfirmon praninë e skuderisë së Borgo Panigale në Botërorin e MotoGP edhe për 5 vjet të tjerë përvec sezonit që shpresohet të nisë në muajin mars. Desmosedici do të jetënë pistë të paktën deri në vitin 2026.
Gjatë 18 sezoneve që ka përjetuar në Klasin Mbretëror MotoGP të Botërorit të Motociklizmit, Ducati ka arritur të ngjitet në podium 160 herë, nga të cilat 51 janë fitore. Kulmin e arriti në vitin 2007 kur skuderia italiane fitoi titullin botëror për pilotë me Casey Stoner dhe titullin për konstruktorë në 2020.
‘Garat gjithnjë kanë qenë një pjesë thelbësore e markës Ducati dhe do të mbeten edhe në të ardhmen-tha Shefi Ezkekutiv I Ducatit, Claudio Domenicalo-përfaqësojnë jo vetëm një mënyrë për të ushqyer pasionin dhe tifon e dukatistëve të të gjithë botës por edhe një laborator kërkimesh jku testohen materialet më të sofistikuar dhe metodat e projektimit më inovativ’.
Sfidanti.al