Inter Milano apo Icardi Mauro? Logoja e re e argjentinasit ngjall diskutime

Mauro Icardi ia del sërish të bezdisë tifozët e Interit një pjesë e të cilëve nuk ia kursyen fyerjet në rrjetet sociale. Sulmuesi i Paris Saint Germainit prezantoi në Instagram logon e tij të re, një simbol te formuar nga inicialet e emrit të gërshetuara, një ‘M’ dhe një ‘I’.

Dhe e gjithë kjo ndodh pak orë pas lajmit të publikuara për ndrysimin e logos edhe të vetë Interit. Prezantimi i logos së re të klubit zikaltër është parashikuar të bëhet në 9 mars, ditën e 113 vjetorit të themelimit të klinit. Fushata e marketingut titullohet ‘Inter Milano’, kështu që në lojë janë të njëjtat shkronja dhe një grafikë e ngjashme e zgjedhur edhe nga Mauro Icardi.

Me shumë mundësi, e gjithë kjo është një koincidencë, por në rrjetet zyrtare është dikush që sheh një tjetër përcmim të futbollistit kundrejt ish skuadrës së tij. Edhe për shkak të shpërthimit të Lukakut, në fushë askush nuk e ndjen më mungesën e Icardit, kështu që mëritë e vjetra vazhdojnë të jenë aty.

Pas 6 vitesh dhe 111 golave të shënuar, në fillim të 2019, sulmuesi prishi raportet me të gjithë ambientin. Në shkurt të 2019, klubi i hoqi shiritin e kapitenit, ai nuk u nis për në Vjenë për ndeshjen e Europa League, për të mos qenë më pas i disponueshëm për skuadrën për  muaj të tërë, për shkak edhe të një dëmtimi në gju. Tensionet kulmuan me kalimin me huazim te Paris Saint Germaini që në fund e bleu argjentinasin për 50 milionë Euro.

Sfidanti.al