Pas lamtumirës në vitin 2018, ja ku vjen edhe përballja mes buzëqeshjeve. Kështu mund të përkufizohet ky takim mes Cristiano Ronaldos dhe Florentino Perez që ndodhi mbrëmjen e së martës. Presidenti I Realit të Madridit ishte në Torino për një takim me Andrea Agnellin me të cilin foli më shumë për ECA dhe të ardhmen e botës së futbollit evropian.
Në të njëjtën kohë, ky udhëtim ishte edhe një mundësi për të ritakuar Ronaldon e për të shkëmbyer më në fund ndonjë fjalë plot mirësjellje. Herën e fundit që Ronaldo e Perez u takuan ishte vitin e kaluar, gjithnjë në Santiago Bernabeu për El Clasico ndaj Barcelonës, ndërkohë që akoma më herët, janë takuar në 2019 kur Ronaldo mori cmimin e Marca.
Mes këtyre personaliteteve ika pasur momente tensioni duke parë largimin e futbollistit në verën e 2018 te Juventusi. Ndërsa të martën u takuan sërish për të folur me shumë mirësjellje, por në horizont nuk duket asnjë mundësin e rikthimit të Ronaldos në kryeqytetin spanjoll.
Sfidanti.al