Okafor “prish” planet e Milanit, “kuqezinjtë” heqin dorë nga Danjuma

Së bashku me shokun e tij të skuadrës, te spanjollët e Vijareal, Samuel Çukueze, “tulipani” i sulmit Arnaut Danjuma ishin në listën e objektivave të Milan për këtë merkato vere, por duket se gjërat kanë marrë një tjetër rjedhë në fund.

Ardhja e Okafor në Milano ka detyruar bordin e “kuqezinjve” të heqin dorë nga shërbimet e “tulipanit” të Vijareal, i cili nga krahu tjetër ka nisur ditën e sotme “aventurën” e tij të re, e cila e lidh me një rikthim në Premier Ligë. Ashtu si sezonin e shkuar, ku ishte pjesë e londinezëve të Totenham, kësaj here do t’i bashkohet një prej rivalëve të tyre, më konkretisht skuadrës së Everton, ku njësoj si te Spurs do të jetë thjesht në huazim përgjatë sezonit të ardhshëm.

 

sfidanti.al